Sot fillon dezinsektimi në Prishtinë

Sot fillon dezinsektimi hapësinor në komunën e Prishtinës.

Lajme

27/05/2017 08:43

Sipas Komunës, kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e tyre dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.

Këtë vit do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

27.05 :  Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

28.05: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave,  Vreshtat  dhe  Kolovica.

29.05: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik) , Zona Industriale , Lagjja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari.

30.05: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria .

31.05:

​ ​Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi .

01.06: Hajvali, Mram​o​r , Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

/Lajmi.net/