Sot, dy herë festë për Almeda Abazin dhe burrin e saj

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman sot (13 shkurt) kanë një arsye të veçantë për të festuar.

ShowBiz

13/02/2019 14:31

Modelja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë ndër çiftet më të komentuara në mediat turke por edhe ato shqiptare, shkruan lajmi.net.

E nuk ka pasur se si të mos jetë e rëndësishme edhe dita e sotme për tu komentuar pasi Almeda feston ditëlindjen.

Me rastin e 27 vjetorit, ajo ka pranuar urime të shumta, madje i ka publikuar edhe dy foto në Instagram të cilat i ka shkëputur nga arkiva. Në të parën është ajo e vogël pranë babait e në të dytën pranë burrit të saj.

Nëpërmjet imazhit në fjalë ajo e ka zbuluar se sot çifti kanë dy herë festë pasi sot i kanë bërë dy vite martesë.

“Gëzuar ditëlindjen për mua dhe gëzuar përvjetori i dytë i martesës për ne dashuri. Babai im dikur më mbajti dorën e tani po ma mban ti”, ka shkruar ajo në Instagram./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bt0W_hvB7In/