Sonte sërish borë dhe acar… ja kur do të “mbërrijë” pranvera në Kosovë

Edhe pse pranvera ka filluar zyrtarisht, temperaturat në plus më të madh priten vetëm prej të mërkurës së ardhshme.

Lajme

22/03/2018 19:20

Vala e të ftohtit mbi Kosovën e ka shtyrë ardhjen e pranverës, kurse do të vazhdojë edhe disa ditë, prandaj neve na presin temperatura shumë të ulëta për këtë pjesë të vitit.

Aktualisht mbi vendin tonë po bie borë e lehtë dhe temperaturat janë minus 4 gradë celsius. Borë dhe temperatura nën 0 janë paraparë edhe për nesër, shkruan lajmi.net.

Para fillimit të vikendit, temperatura e mëngjesit pritet të arrijë deri në minus gjashtë në vendet më të lartë, ndërsa ajo e ditës pritet të arrijë në 2 gradë.

Në Prishtinë temperatura do të jetë minus 3 gradë minimalja, kurse maksimalja do të arrijë në 2 gradë.

Ftohtë dhe borë meteorologët parashikojnë edhe për të shtunën, por më temperatura diç më të larta.

Minimalja pritet të jetë -2 gradë, kurse maksimalja 4 gradë celsius. /Lajmi.net/