Sondazhi i ‘Journals Open Edition’: Në Kosovë vetëm 77 % e popullsisë janë religjioz – Lajmi.net
Sondazhi i ‘Journals Open Edition’: Në Kosovë vetëm 77 % e popullsisë janë religjioz
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 11:36, 6 August 2018
Edhe në Evropë, si në të gjitha kontinentet e tjera në botë ekziston ndjenja religjioze, madje nëse kthehemi disa shekuj më herët religjioni nëpërmjet kishës luante rol kyq në politikën evropiane.

Mirëpo, duke kaluar vitet disa nga shtetet e këtij kontinentin kanë filluar të largohen nga ndjenja religjioze për faktor të ndryshëm, disa të detyruar nga komunizmi dhe ideologji të tjera e disa duke e braktisur atë me dëshirë, transmeton Lajmi.net

Sot, mund të marrim shembull shtetin e Norvegjisë i cili ka vetëm 22 për qind të popullsisë që beson në Zot ose në religjion, Suedinë me vetëm 13 për qind të popullsisë religjioze ose Latvinë me vetëm 9 për qind.

Përkundër këtyre statistikave, në Kosovë dhe Shqipëri ndjenja religjioze ishte dhe vazhdon të jetë ende prezente si më e fuqishme dhe kjo, sidomos në Kosovë.

Shqipëria pas komunizmit kishte pësuar një rënie jashtëzakonisht të madhe të popullsisë religjioze ku sot numëron vetëm 53 përqind të popullsisë religjioze sipas një sondazhi të kryer nga ‘Journals Open Edition’.

Kosova, e cila deri vonë sipas statistikave kishte mbi 90 për qind të popullsisë me përkatësi religjioze me shumicë muslimane dhe të tjerë të krishterë e ortodoksë sipas këtij sondazhi ka pësuar një rënie në 77 për qind të popullsisë që kanë ndjenja religjioze dhe besojnë në Zot.

Sipas këtyre statistikave, në Kosovë, 77.2% e njerëzve besojnë në një Zot, 68.7% e tyre besojnë në jetën pas vdekjes, 69.5 besojnë në ferr, 71.7 e tyre besojnë në parajsë dhe 74.1% e tyre besojnë në mëkate./Lajmi.net/ 

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO