Skandali seksual, deputetja Ermira Mehmeti lë politikën

Ermira Mehmeti përfundimisht largohet nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, shkruan portali Lajmpress.

Lajme

09/06/2016 13:41

Portali nga Shkupi nga “burime të sigurta” mëson se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ermira Mehmeti është e njohur në opinion që nga viti 2002. Një kohë të gjatë ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi. Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe ishte angazhuar në pozitat më të larta në parti.

“Në pamundësi për të kontaktuar me deputeten Mehmeti, presim reagimin e saj eventual lidhur me këto informacione”, shkruan Lajmpress.