Skandali në Shkodër, nëna: Jam e tronditur, kam tri vajza në qendër

Menjëherë pas publikimit të skandalit në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër u bë e ditur se tre vajza janë abuzuar seksualisht ndërkohë që fëmijë të tjerë janë keqtrajtuar dhe dhunuar fizikisht.

Lajme

19/05/2016 10:55

Një prind që ka tre fëmijët e saj aty ka dhënë një dëshmi në lidhje më ngjarjen. Natasha Bajrami quhet nëna e 12 fëmijëve që i besoi tre prej tyre edukatorëve të kësaj rezidence.

“Jam shumë e frikësuar, e tronditur për ngjarjen e ndodhur. Kam 3 vajza këtu, më e madhja 12 vjeçe, kërkoj nga shteti që vajzat të dërgohen në spital dhe të shihet gjendja e tyre.

Unë kam 12 fëmijë dhe 3 i kam sjellë këtu sepse jetoj në gjendje të mjerueshme ekonomike. Më përpara më thoshin vajzat që fëmijët e tjerë të qendrës i kanë rrahur dhe unë i tregoja ish­ drejtoreshës por ajo më thoshte që nuk është e vërtetë”, rrëfen Natasha. /Panorama.