Skandali i jetimores, Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtoreshën

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën e jetimores, Albana Llazani, e akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin e jetimores, ku sipas Prokurorisë ndaj fëmijëve të kësaj qendre është ushtruar dhunë sistematike dhe ka dyshime se me tre të mitura ka pasur abuzim seksual.

Lajme

06/06/2016 19:33

Ndërsa për dy punonjëset e tjera të kësaj jetimore Najda Ramolli dhe Rafaela Camaj, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, pas dy ditësh pritet qe Gjykata e Apelit të shqyrtojë dhe apelimin e bërë dhe nga dy punonjëset e tjera të kësaj qendre për të cilat Gjykata e Shkallës së parë ka dhënë  vlerësim masë sigurie “arrest me burg”.

Pesë punonjëset e jetimores së Shkodrës u arrestuan dy javë më parë nga policia pas akuzës së shpërdorimit të detyrës.