Skandalet e bujshme të vitit 2018/ VIP-at që shokuan audiencën

Viti 2018 është shënuar si vit i suksesshëm për shumë artistë shqiptarë por nuk mund të themi që nuk ishte edhe vit i skandaleve.

ShowBiz

02/01/2019 21:30

Përpos projekteve, koncerteve e festivaleve të mëdha nuk kanë munguar as zënkat dhe format e ndryshme të tërheqjes së vëmendjes nga ana e tyre, shkruan lajmi.net.

Shumë prej atyre ngjarjeve që ndodhën vitin e kaluar janë folur e stërfolur e që lirshëm mund të thuhet se komentohen akoma.

Mediat online i kanë kushtuar vëmendje të madhe këtyre pasi edhe kërkesa e audiencës për lajme të tilla ishte në një nivel më të lartë.

Lajmi.net, ua sjell disa prej skandaleve të VIP-ave që bënë bujë në showbizzin tonë përgjatë vitit që e lamë pas.

Sherri mes reperëve, Blunt&Real 1, Ledrit e Gjikos, Rrahja e reperit Fero nga Ligrit Uka, Sulmi i Bleta Gashit ndaj Baby G-së, arrestimi i Stresit në një hotel e së fundmi edhe vrasja në ish-Bllok ku ishte e përfshirë, Elvana Gjata janë disa prej ngjarjeve më të bujshme mediatike të vitit 2018-të.

BLUNT&REAL1 – LEDRI VULA, GJIKO

Ata që e nisën vitin me fyerje e sharje ishin reperët, Blunt dhe Real 1 kundrejt artistëve të RedBox Entertainment, përkatësisht reperit, Ledri Vula dhe Gjiko.

DJ Blunt në fillim të vitit 2018-të ka fyer publikisht një varg të reperëve të tjerë në një video paraqitje të tij.

Pak pas lansimit të klipit “Qika jem”, që thuhej të jetë “diss”, ishte vetë reperi i cili e konfirmoi një gjë të tillë. Në një video të ndarë në rrjete sociale, ai e fyente rëndë Ledrin duke e akuzuar për mosmirënjohje pasi bashkë e bënë remiksin e këngës “Nëse m’don ti”.

Madje, Blunt shkon më larg duke thënë se Ledri në biseda ka fyer edhe Lumin dhe të tjerë reperë, të cilët tashmë i ka shokë të ngushtë.

Përpos Ledrit, ka ofenduar edhe reperin Gjiko duke e akuzuar si jo real, pas publikimit të këngës “Shtrejt”.

YouTube player

Por, pas gjithë kësaj rrëmuje të reperëve nuk ka munguar as reagimi i Gjikos dhe menaxherit të Ledrit, Faton Shoshit.

Gjiko dhe Fatoni pohuan se shkuan drejt banesës së DJ Blunt, ku ata i ka penguar një rojtar, i cili shihet në video xhirim duke fjetur.

Në videon e publikuar në InstaStory nga Faton Shoshi, Gjiko tenton të hyjë në banesën e DJ Blunt me “papuqe Gucci” në dorë.

Ai telefonoi edhe Dj Blunt por ky i fundit nuk përgjigjej në telefon, moment ky që ishte i shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, konflikti i tyre nuk shkoi edhe aq gjatë kur Dj Blunt, Real 1 dhe menaxheri, Shoshi sollën një video gjersa po kalonin kohë së bashku.

https://www.facebook.com/telegrafi.magazina/videos/1894235477533994/

https://www.facebook.com/telegrafi.magazina/videos/1894235704200638/

FERO – LIGRIT UKA

Një prej ngjarjeve të bujshme të vitit 2018 ishte edhe rrahja e reperit Fero nga katër persona në një qendër tregtare në Prishtinë.

Mediat raportuan se Fero ishte rrahur dhe është kërcënuar me armë në njërën prej qendrave tregtare në Prishtinë.

Ai u shmang prej tyre por këta persona e rrahën e që njëri prej personave që e sulmuan besohet ta ketë pasur edhe armën me vete.

Më pas, policia e Kosovës ka arrestuar të katër personat për sulmin ndaj reperit gjilanas.

Arjanit Sijarina, ishte reperi që dyshohej se rrahu Feron bashkë me disa shokë të tij. Në mesin e tyre ishte poashtu edhe reperi, Ligrit Uka ku në rrjete sociale e kishte konfirmuar rrahjen që ia bënë reperit, Fero.

Nuk shpëtoi as Fero dhe menaxheri i tij, të cilët më pas u shoqëruan në stacionin policor, e që reperit i ishte shqiptuar edhe paraburgimi.

Në një video të ndarë në kanalin, YouTube Fero shprehet se më mirë është të qëndrojë në burg se sa në spital.

YouTube player

BABY G – BLETA GASHI

Një tjetër ngjarje e bujshme në estradë ka ndodhur para disa muajve nga artistja shqiptare, Baby G dhe shoqja e saj, Bleta Gashi.

Para gjashtë muajve këngëtarja nga Shqipëria, Gordana Kingji apo Baby G ishte rrahur brutalisht nga shoqja e saj.

Gjatë asaj kohe ajo ishte duke qëndruar në Dubai e që në rrjete sociale tregoi se ishte sulmuar fizikisht nga një femër dhe tre persona të tjerë.

Madje, ajo publikoi edhe fotografi teksa shihej se në disa pjesë të fytyrës kishte edhe fasha.

Baby G zbuloi se e gjithë kjo ngjarje ndodhi për motive të ulëta e xhelozi.

Nga ana tjetër, Bleta dha një version tjetër të rrëfimit duke thënë se këngëtarja e kishte sulmuar e para dhe se mandej ajo e ka mbrojtur veten.

Gashi u shpreh se është turp për Baby G-në e cila sipas saj u paraqit si viktimë para mediave.

Megjithatë, duket se ky ‘sherr’ në mes vajzave i ka sjell Kingjit ‘dëme’ të mëdha pasi që nga ajo kohë, Gordana nuk ka sjell projekte të reja.

Rrahet brutalisht nga katër persona BabyGee, publikohen imazhet

STRESI

Para pak muajve, Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik, Stresi ishte arrestuar nga Policia e Shtetit në një hotel në Linsë, pasi akuzohej si anëtar i një grupi kriminal.

Mirëpo, në momentet e arrestimit, reperi nuk ndodhej vetëm por ishte me një vajzë 20 vjeçare dhe nuk bëhej fjalë për të fejuarën e tij.

Vajza me iniciale  P.Ç u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim të krimit”, identiteti i së cilës akoma nuk u bë i ditur.

Përveç akuzave të policisë për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, Stresi ka bartur akuzën ndaj publikut për tradhëtinë që ia bëri të fejuarës.

Sidoqoftë, Keisi po qëndron gjithnjë prapa Stresit, pavarësisht atyre që thonë njerëzit, e në rrjete sociale vazhdon të tregojë se ndien mungesën e reperit me publikimin e momenteve të lumtura që kaluan së bashku.

https://www.instagram.com/p/BrQA1CIn9CW/

YouTube player

ELVANA GJATA

Përfshirja e këngëtares, Elvana Gjata, në ngjarjen e ish-Bllokut në Tiranë, e cila rezultoi me dy të vdekur e dy të plagosur ishte një nga ngjarjet më të bujshme të këtij viti.

Të enjten e 4 tetorit në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj Ervin Mata dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte, Ervis Martini. Kjo ngjarje e rëndë që përfundoi me një të vdekur ishte mënyra më e keqe për ta prezantuar të dashurin e Elvanës.

Sipas mediave shqiptare, “molla e sherrit” ishte vetë këngëtarja Gjata, pas dyshimeve se ajo ishte ngacmuar në sy të Merviol Bio, njëri prej njerëzve të Ervis Martinajt jashtë “Monopol”, teksa priste partnerin e saj, Ervin Mata dhe konflikti ishte bartur edhe brenda lokalit.

Për këtë shkak, policia dhe prokuroria kërkuan dëshminë e Elvana Gjatës, duke e shpallur edhe në kërkim policor me datën 9 tetor.

Pas gjithë kësaj ngjarje të tmerrshme nuk kemi parë ndonjë reagim të Elvanës, e cila që nga shtatori nuk ka qenë aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale.

YouTube player

Marrë parasysh skandalet e lartpërmendura të disa prej yjeve shqiptare, disa nga ta vazhduan të jenë aktiv me projekte e koncerte muzikore e ka prej atyre që nuk iu dëgjua zëri më fare.

Përkundër kësaj, publiku i do dhe i vlerëson për punën që e kanë bërë dhe projektet e suksesshme që sollën deri më tani.

Urojmë që në këtë Vit të Ri të ketë sa më pak skandale e më shumë produktivitet nga ana e tyre. /Lajmi.net/

E.SH