Vlorë: Shkelma e grushta gruas e fëmijëve në mes të rrugës (Video me pamje të rënda)

Një skandal ka ndodhur sot në mes të Vlorës, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Edhe pse ndodhet në mes të qytetit, ku ka shumë kalimtarë rasti, zotëria është aq i tërbuar saqë nuk kursehet aspak.

Lajme

07/06/2016 13:21

(I plotësuar) Detaje, gruaja e divorcuar prej 3 vitesh nga dhunuesi

Pas videos që u bë publike, menjëherë ka reaguar policia e Vlorës. Mësohet se shtetasi që rreh gruan në rrugë, quhet Ilir Paja ndërsa shtetasja e dhunuar, M.C. Gruaja është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas publikimit të videos. Mësohet se çifti kishin 3 vite të divorcuar, por pavarësisht kësaj, Paja duket se nuk ka hequr dorë nga ish-gruaja.

__________________________

Të pranishëm në këtë “shfaqjeje” të shëmtuar janë edhe dy fëmijët e vegjël, një ndër të cilët gruaja e mban në krahë.

Në video duket momenti kur burri, që kap për flokësh gruan, ndërsa më vonë e shkelmon me sa ka fuqi.