S’ka zbritje pagash për punonjësit civilë

Pagat e shërbyesve civilë të cilët paguhen nga buxheti i Kosovës nuk do të kenë ndryshim në koeficientin e tyre.

Lajme

25/03/2015 11:37

Në një komunikate të Ministrisë së Financave, thuhet se  Qeveria e Kosovës në hartimin e Ligjit për paga do të rregulloj këtë çështje në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ministria e Financave i siguron të gjithë punonjësit të cilët pagën e tyre e marrin nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se nuk ka asnjë lëvizje në koeficient dhe paga”.

“Qeveria e Kosovës ka iniciuar reformën në administratën publike, pjesë e të cilës është edhe hartimi i Ligjit për paga, përmes së cilit shteti synon të rregulloj këtë fushë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në njoftim