S’ka asnjë shenjë për 3-vjeçarin e zhdukur
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar për lajmi.net se deri më tani nuk ka asnjë shenjë të 3-vjeçarit të zhdukur në lumin Klina.
Lajme
“Deri më tani nuk ka asnjë shenjë. Zhytësit po vazhdojnë kërkimet edhe në këto orë”, ka deklaruar Zahiti për lajmi.net
Këtë e ka konfirmuar edhe një anëtar i Klubit të Zhytjes “Trepça”.
“Jemi në kërkim por deri më tani nuk kemi asnjë shenj të tij”, ka thënë ai për lajmi.net
Sipas prindit të 3-vjeçarit, ky i fundit është larguar nga babi dhe ka rënë në lum. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites. /lajmi.net