Situata në Shqipëri, Fleckenstein-McCain: PD të hyjë në zgjedhje

Situata politike në vend vazhdon të shqetësojë faktorin ndërkombëtar, pavarësisht se ambasadorët janë shprehur qartë se do t’i njohin zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës.

Lajme

09/05/2017 18:40

Kështu, eurodeputeti Knut Fleckenstein, i angazhuar personalisht për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, ka diskutuar për këtë problem me senatorin amerikan John McCain.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë eurodeputeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Pata një bisedë konstruktive me senatorin John McCain në Uashington. Qëndrimi ynë sa i takon situatës në Shqipëri është i qartë. Ne i kërkojmë PD të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Fleckenstein në profilin e tij.