Situata në Maqedoni, nxënësit braktisin procesin mësimor (VIDEO)

Shumë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të kryeqytetit sot kanë braktisur procesin mësimor si pasojë e zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvend.

Lajme

28/04/2017 17:48

Drejtorët e shkollave thonë se prindërit nuk i kanë lëshuar fëmijët në shkollë pasi nuk kanë ndjerë siguri.

Shumë shkolla të Shkupit madje kanë anuluar garat dhe aktivitetet e ndryshme të cilat kanë qenë të parapara për sot dhe nesër. Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk ka vendim për ndërprerjen e procesit mësimor pasi deri më tani gjendja nëpër rrugët dhe shkollat e vendit është stabile, njofton Alsat-M.

YouTube player