Sipas LDK, Exit Poll-i sondazh i porositur nga PDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një kumtese thotë se dënon “përpjekjen e fundit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që nëpërmes sondazhit të paguar të Exit Poll po bën përpjekjen e fundit për të shpëtuar nga humbja që ka pësuar të dielën”.

Lajme

08/06/2014 22:07

Nëpërmes sondazhit të paguar, PDK po përpiqet që të dekurajojnë komisionarët e partive të tjera, për të manipuluar procesin zgjedhor, thotë LDK, e cila i fton qytetarët që të kenë edhe pak durim dhe të presin shpalljen e rezultateve, “sepse të dhënat nga terreni dhe komisionarët tanë tregojnë për fitoren tonë bindëse në këto zgjedhje”, thuhet në kumtesën e LDK-së, që e transmeton Telegrafi.

“Rezultatet që i ka deri më tani LDK-ja tregojnë për fitoren tonë më të thellë sesa që ne kemi pritur. I informojmë qytetarët e Kosovës se organizata e cila ka organizuar sondazhin, nuk ia ka qëlluar rezultatit zgjedhor në Shqipëri për më tepër se 14 për qind. Kjo organizatë, prapa të cilës fshihet Petrit Selimi, po përpiqet që ta nxjerr fitues Thaçin, të paktën edhe pak minuta”.