“Sinkronizimi i buzëve ishte mbresëlënës”, reagon ashpër Era Istrefi

Në ceremoninë përmbyllëse performoi këngëtarja shqiptare, Era Istrefi.

ShowBiz

16/07/2018 16:00

Ajo ka kënduar këngën “Live it Up” përkrah yjeve Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Performanca e tyre ishte madhështore, e cila pranoi shumë komente pozitive nga e gjithë bota, por është një komentues e kishte acaruar atë.

“Sinkronizimi i buzëve ishte mbresëlënës” shkruan komentuesi, i cili bëri që këngëtarja t’i kundërpërgjigjej.

“Mund t’i shikosh videot dhe të më dëgjosh duke kënduar live. Shpresoj se do ta rregullojnë zërin kur të postojnë videon zyrtare të performancës”, ka shkruar Era. /Lajmi.net/