Sindikata e Postës: Të hënën do të dridhet Prishtina (Video)

Sindikata e Punëtorëve të Postës së Kosovës pretendon se kryetari i Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Pestreshi me një vendimi të padrejtë dhe të paligjshëm po i dëmton financiarisht mbi 1000 punëtorë dhe mbi 1000 familje dhe krejt kjo për interesa të 3-4 kompanive private.

Lajme

24/02/2017 21:13

 

Këtë vendim të këtij autoriteti e përkrahen dy nga pesë anëtarët ë këtij institucioni.

I njëjti  ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës, që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës, të cilat ofrojnë shërbimin e pagesave në këto institucione.

Sindikata kërkon anulimin vendimit apo dorëheqjen e tij.

YouTube player