Simptoma e menopauzës për të cilën askush nuk flet

Menopauza supozohet të jetë fundi i shumëpritur i mizërisë tuaj mujore – kështu që imagjinojeni befasinë kur të përballeni me perioda të cilat janë më të këqija se më parë.

Lifestyle

29/11/2015 10:06

Një hulumtim i ri i publikuar në një revistë ndërkombëtare ka gjetur se gjakderdhja e rëndë dhe e zgjatur është e zakonshme tek 91% e grave me menopauzë.

Profesori i Universitetit të Miçiganit, Sioban Harlow dhe ekipi i tij, ekzaminuan të dhënat nga më shumë se 1,300 gra të moshës 42 deri 52.

91% thanë se kishin përjetuar 10 ose më shumë gjakderdhje gjatë tre viteve të fundit; 88% thanë se kishin gjashtë ose më shumë ditë të këtyre shenjave dhe 78% thanë se kishin më shumë se tri ditë rrjedhje të rëndë, transmeton lajmi.net.

Harlow thotë se ky tranzicion mund të zgjasë në mes të dy dhe tetë vjet. “Kjo është faza gjatë së cilës bie funksioni ovarian dhe rregullimi hormonal nuk është i orkestruar aq fort siç ishte në të 30’at tuaja.

Vetëm për shkak se kjo është e zakonshme nuk do të thotë se është më pak e papërshtatshme apo edhe tronditëse. “Duke ditur se çfarë ju pret, kjo mund t’i ndihmojë shumë gra të kuptojnë më mirë dhe të përshtaten më mirë me ndryshimet e tyre në gjakderdhje, por edhe u japin grave një ide me të mirë të asaj se sa sasi e gjakderdhjes është normale dhe cila ka nevojë për vëmendje klinike”, tha ai.

Harlow shpreson se studimet e ardhshme do t’i japin doktorëve disa njohuri më të mira mbi modelet e gjakderdhjes, dhe një kuptim më të mirë të asaj se cila nga këto modele duhet të jenë arsyeja që ta kontaktoni doktorin. (lajmi.net)