Sigurimi i Gruevskit ndërhyn në punën e TV21, gazetarit ia fshijnë fotografitë nga telefoni

Një incident i paprecedent ka ndodhur sot në hapësirat e TV21, ku kanë ndërhyrë pjesëtarët e sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Lajme

17/06/2016 20:53

Gazetari i TV21, ka xhiruar në sheshin Makedonija kreun e VMRO-DPMNE, ndërsa është përcjell e më pas ndaluar nga sigurimi i afërt i ish-kryeministrit.

Me tu kthyer në televizion, gazetarit i janë legjitimuar këta persona si pjesëtarë të sigurimit të Gruevskit dhe kanë urdhëruar që t’ua jep telefonin mobil.

Pa asnjë shpjegim, sigurimi i ish-kryeministrit i ka fshirë punën që ka bërë gazetari jonë.

Kjo gjë për televizionin 21, paraqet një ndërhyrje flagrante në punën e saj të pavarur redaktoriale.

“Konsiderojmë se ish-kryeministri si fytyrë publike, është në interes të publikut që të dijë se çfarë bënë dhe se sillet ai, ndërsa i bëjmë thirrje partisë së tij, dhe ministrisë së punëve të brendshme që të sqarohet për këtë incident. Kamerat tona të sigurimit kanë xhiruar ndërhyrjen që bënë pjesëtarët e sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pa lejen e televizionit 21, në hapësirat tona”, thuhet në reagimin e këtij televizioni.

 

YouTube player