Siguria e Kosovës, arsyeja e vizitës së Haradinajt në SHBA?!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka realizuar vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

08/02/2018 15:21

Megjithatë arsyet e kësaj vizite ishin paraparë të jenë pjesëmarrja e tij në ”Lutjen e Mengjesit” në SHBA, por, ndryshe del të jenë arsyet e këtij udhëtimi.

Në një intervistë për median online amerikane, The Daily Beast, shkruan se Kosova po kërkon ndihmë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pasi  i pari i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se po planifikonte të fliste me Pentagonin dhe Departamentin e Shtetit rreth çështjeve të sigurisë që kërcënonin një të ardhme të qëndrueshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në mënyrë të veçantë, Kryeministri Haradinaj në prononcimin e tij ka specifikuar një kërcënim të trefishtë: Konfliktin e pazgjidhur me Serbinë, ky i mbështetur nga Moska, kosovarët duke u rekrutuar për të luftuar për forcat e Shtetit Islamik dhe grupet mafioze që thuhet se drejtonin pjesën veriore të Kosovës, ku lideri serb Oliver Ivanoviq, u vra vetëm një muaj më parë.

Kështu shkruan artikulli i The Daily Beast që i dedikohet vizitës së Ramush Haradinajt në SHBA ndërsa mban titullin,  ”Pse Kosova po e kërkon ndihmën e Trump”?