Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara

Pini shumë lëngje: lëngjet shkatërrojnë bllokimin e hundëve kur jeni në gjendje gripale. Mbani fytin të lagësht duke shmangur mungesën e hidratimit. Duhet të pini jo më pak se 8 deri në 10 gota ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Lifestyle

17/10/2017 18:31

 

Hudhër: ka veti anti – virale të cilat mund të përdoren për të trajtuar të ftohtin, gripin që shkaktojnë dhe bllokimin e hundëve.

Kripë: kripa ndihmon shumë për të luftuar hundët e zëna. Përzieni një lugë çaji kripë në dy gota me ujë të ngrohtë dhe përziejeni mirë. Hidhni këtë masë të krijuar në flegrat tuaja me ndihmën e një pikatore. Kjo do t’ju japë një ndihmë të menjëhershme.

Uthulla e Molles: konsumoni uthull molle dhe ujë për të ndaluar bllokimin e hundëve. Vendosni 2 lugë uthull molle dhe një lugë gjelle mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë. Kjo është një mënyrë e mirë për të trajtuar hundët e bllokuara.

Hani 3 ose 4 gjethe borzilok përpara se të shkoni në shtrat rreth mbrëmjes. Gjithashtu mund të bëni çaj me gjethe borziloku. Ai do të punojë për mrekulli duke kuruar bllokimin e hundëve.