Si të shndërroni një këmishë të vjetër burrash në një bluzo me shpatulla jashtë

Nëse nuk e keni akoma një këmishë për verë nuk keni nevojë të blini një të re pasi mund të shfrytëzoni fare mirë këmishën që babai, vëllai, partneri juaj ose dhe ndonjë mik i afërt nuk përdor më.

Lifestyle

29/04/2018 11:12

Do të dukeni cool, nuk do të harxhoni para dhe ç’është më e rëndësishmja do t’i gëzoheni kënaqësisë së bëri diçka vetë.

Merrni fillimisht një këmishë të vjetër meshkujsh dhe vendoseni mbi një sipërfaqe të drejtë. Me ndihmën e një vizoreje , vizatoni me shkumës një vijë të drejtë në pjesën ballore të këmishës disa centimetra poshtë jakës. Nëse nuk keni shkumës mund të shënonin vijën me gjilpëra.

Priteni me kujdes duke ruajtur gjithmonë vijën e drejtë dhe ktheni këmishën nga pas. Në këtë moment do të bëni dy kthesa të copë, aq sa ju duhet që të fusni brenda llastikun e shpatullave. Për të ruajtu drejtimin duhet ta fiksoni sërish copën me gjilpëra dhe ta hekurosni.

Në këtë moment duhet të nisni qepjen me makinë qepëse ose dhe me dorë nëse nuk keni një të tillë në shtëpi. Pasi të ketë mbaruar qepja, merrni një gjilpërë kapëse (paramandë) dhe fusni llastikun nga brenda.

Bluza juaj është gati për t’u veshur, nuk ju ngelet veçse ta kombinoni me aksesorët e tjerë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: