Si të heqësh rrudhat nga rrobat pa hekur

Kur jeni me pushime apo udhëtime larg shtëpisë, një nga problemet që ju shoqëron është edhe rrudhosja e rrobave.

Lifestyle

22/08/2018 09:16

Sado që t’i palosni me kujdesin maksimal përpara se t’i vendosni në valixhe, prap diçka aty do të rrudhoset. Por ju nuk mund të ngrini dhe hekurin e rrobave e ta merrni me vete kur udhëtoni.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për heqjen e rrudhave nga rrobat, pa ndihmën e hekurit të hekurosjes. Filliisht mbyllni dyert dhe dritaret e banjës për të mos lejuar daljen e ajrit. Vendosini veshjet e rrudhosura në varëse rrobash dhe varini në ambjentin e banjës. Bëni kujdes që ato të jenë sa më afër dushit, por jo aq afër sa të lagen nga uji. Më pas futuni të laheni në dush siç bëni zakonisht. Kur të keni
mbaruar, do të shihni se avulli i emetuar do t’i ketë zhdukur rrudhat nga rrobat tuaja.anabel