Si në film, shqiptari arratiset nga policia

Një shqiptar ka arritur të arratiset në një mënyrë spektakolare policisë italiane.

Lajme

01/04/2016 21:28

Mësohet se 30 vjeçari ndërsa po ndiqej nga policia në Cagliari në provincën Setu, u ngjit mbi çati dhe arriti t’i ikë policies.

Pas një ndjekjeje të gjatë, policia humbi gjurmët e shqiptarit.

Forcat e policisë italiane ishin angazhuar në një operacion për armë.

Ndërsa, pas kontrollit në apartamentin e marrë me qira, policia nuk gjeti asnjë armë.

Nga verifikimet rezultoi se në fakt, 30 vjeçari shqiptar, ia kishte mbathur për shkak se kishte kryer një lidhje të paligjshme për furnizimin me energji elektrike dhe ujë.