Si ndiheni kur bini në dashuri sipas shenjës suaj të horoskopit

Kur jeni në dashuri, ndiheni më ndryshe se zakonisht. Hormonet tuaja “qohen peshë”, keni një njeri në mendje edhe kur zgjoheni në mëngjes, edhe para gjumit.

Lifestyle

17/03/2016 17:57

Dashuria mund të na bëjë të sillemi komplet jashtë karakterit, dhe mund ta gjeni veten duke kënduar gjatë gjithë kohës, transmeton lajmi.net.

A ndikon shenja jonë e horoskopit në mënyrën se si ndihemi? Lexoni më poshtë dhe zbulojeni.

Dashi (21 Mars- 19 Prill): Dashuria ndihet si zjarr

Si një dash, ju nuk keni frikë të jeni aventurier dhe i guximshën, dhe bëni gjeste të mëdha. Nëse vetëm sa e keni njohur personin me të cilin jëni dashuruar, nuk ka rëndësi, nuk do prisni deri sa ata ta bëjnë hapin e parë. Ju jeni të pangopur kur vjen te dashuria, por jeni të kujdesshëm edhe pse intensive.

Demi (20 Prill- 20 Maj): Dashuria është një test

Demat janë të fortë, mund të harxhojnë shumë kohë vetëm për të arritur atë që duan. Ndiheni pak vetjakë me dashurinë tuaj dhe nuk e jepni lehtë; duhet të meritohet. Ndiheni fuqishëm për ndjenjat tuaja por ato janë të varrosura thellë.

Binjakët (21 Maj- 20 Qershor): Dashuria është një mister i pambarim

Edhe pse binjakët janë më të ndryshmit dhe më të shoqërueshmit, ju mbështeteni në atë çfarë ndodh në kokën tuaj më shumë se në ndjenja. Kur jeni në dashuri nuk e dini çfarë ju pret. Kënaqeni me surprizat dhe eksitimit, por dashuria ju hedh jashtë balancit. Të paktën kurrë nuk ndiheni të mërzitur.

Gaforrja (21 Qershor- 22 Korrik): Dashuria është e rehatshme

Gaforret kanë një dashuri të thellë për shtëpinë, dhe e vlerësojnë shumë shoqërinë dhe familjen. Pasi si një gaforre prireni nga emocionet tuaja me gati çdo gjë, kur ju kthehet dashuria mbrapa ju mbështilleni në ngrohtësinë e saj. Dashuria për ju ndihet si një batanije e ngrohtë në një natë të freskët.

Luani (23 Korrik- 22 Gusht): Dashuria ëshë konsumuese

Si Luan, keni tendencë të kërkoni vëmendje vetëm tek ju. Por kur jeni në dashuri, bëheni të obsesionuar me njeriun që doni. Mendoni për ta gjatë gjithë kohës, edhe kur i keni afër.

Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator): Dashuria është personale

Virgjëresha ka tendencë të mendojë shumë gjatë për gjithçka, dhe mund të jenë kritikë të vetes dhe të të tjerëve. E keni ndjenjën e fluturave në stomak kur e shihni dashurinë tuaj duke ardhur pranë jush, por në vend se t’i përqafoni dhe t’i puthni, bëni një koment sarkastik ose i godisni lehtë në krah. Keni frikë se çfarë mund të ndodhë me ju nëse lëshoheni tërësisht në dashuri.

Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor) Dashuria iu bën të ndjeni që jeni jashtë balancit

Si një peshore, ju keni një vlerësim të madh për artin, të bukurën dhe harmoninë. Ju dëshironi që të gjithë të jenë të lumtur dhe të ja kalojnë mirë. Ju shprehni dashuri vazhdimisht, përmes gjesteve të vogla por kur jeni në dashuri ju harroni gjithçka dhe mendoni vetëm për personin e zemrës suaj.

Akrepi (23 Tetor- 21 Nëntor): Dashuria then muret

Akrepët duan të kenë një jetë të madhe dhe të guximshme, dhe ju dashuroni pa frikë. Eksperienconi dashurinë dhe të gjitha emocionet shumë thellësisht, dhe keni një tendencë posesiviteti për njerëzit që doni.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor): Dashuria është zbulim i vetes

Shigjetarët janë entuziastë dhe të gjallë. Jeni gjithmonë shumë apasionantë, kështu që kur jeni në dashuri, ky pasion shumëfishohet. Jeni shumë të lumtur kur e kënaqni njeriun e zemrës.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar): Dashuria është një mision që nuk përfundon

Bricjapët mund të jenë të ngurtë dhe shumë të përgjegjshëm. Kur jeni në dashuri, ndiheni sikur të gjitha aspektet e dashurisë varen nga ti që të funksionojnë. Dashuroni me qëllimin që të zgjasë përgjithmonë dhe do bëni gjithçka në dorën tuaj që të siguroheni që të ndodhë kështu.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt): Dashuria ju kap befasisht

Ujorët duan të shpëtojnë botën dhe ndonjëherë hutohen aq shumë në humanizëm sa që e harrojnë veten e tyre. Dashuria zakonisht i kap atëherë kur nuk e presin. Kur jeni në dashuri, ndiheni të trullosur dhe të sëmurë në stomak (në një mënyrë të mire, sigurisht). Gjithçka ndihet e freskët, sikur ju të dy po mësoni një vallëzim të mirë së bashku.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars): Dashuria është një devotshmëri e pashpresë

Peshqit kanë shumë ndjenja dhe gjithmonë mendojnë për të tjerët. Kur jeni në dashuri, i përkushtoheni njeriut që doni. Ndiheni sikur jeni në ënderr, dhe sikur dikush më në fund po ju kupton./lajmi.net