Si i mposhtin të famshmet problemet me lëkurën?

Nëse keni menduar se yjet e Hollivudit nuk kanë probleme të lëkurës që shqetësojnë çdo femër, mendoni përsëri.

ShowBiz

06/09/2016 09:37

Ato ballafaqohen me çdo gjë sikurse edhe ne, por kanë një ushtri të tërë të kozmetologëve dhe kremra të shtrenjta për të lehtësuar betejën.

Flokëkuqja, Jessica Chastain, së cilës roli në filmin “Zero Dark Thirty”, i solli edhe nominimin për çmimin “Oscar”, për shkak të lëkurës së ndjeshme i duhet t’i shmangë kremrat me përbërje kimike.

Prandaj ajo përdor produktet nga kompania “Usana Sense”, të cilat nuk përmbajnë parabën dhe kremrat nga “June Jacobs”, të cilat pastrojnë gjurmët e hiperpigmentimit, përcjell Zeri.

Keira Knightley, ylli i filmit “Ana Karenina”, që nga adoleshenca lufton kundër puçrrave në fytyrë.

Ajo përdori produkte të ndryshme dhe aktualisht përdor një krem, “Barefoot Botanicals”, me bazë, luleradhiqen, karafilin, aloe verën dhe vaj jojoba.

Kolegia e tyre, Cameron Diaz, megjithatë ka probleme me skuqje dhe inflamacion dhe i ndihmojnë preparatet me përmbajtje të vitaminës D dhe kortizonit, të cilat veprojnë si antiinflamator.

Në mesin e bukurosheve me lëkurë të ndjeshme është edhe fituesja e çmimit “Oscar”, Jennifer Lawrence, por nuk zhvillon “luftë” sa Keira dhe Cameron.

Lëkura e saj është “vetëm” e thatë dhe e trajton me produkte kozmetike nga Stuart Kaplan, një dermatolog nga Kalifornia, pacientët e të cilit janë shumë bukuroshe të Hollivudit.

Edhe Anne Hathaway, fituese e “Oscar”-it, për rolin e saj mbështetës në filmin, “Les Miserables”, është paciente e Kaplan-it.

Kurrë nuk del nga shtëpia pa krem mbrojtës, kurse për grim përdor vetëm makijazhin mineral, që është prodhuar nën kushte të kontrolluara farmakologjike dhe rekomandohet për të gjitha femrat me lëkurë “problematike”.

Image
Image
Image