Si erdhi deri te zjarri në ndërtesën afër Qeverisë, policia jep detaje

Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Bedri Shala”, në Prishtinë, një objekt është përfshirë nga flakët.

Lajme

08/06/2018 18:05

Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga një shpërthim i një rezervari të derivateve, raporton lajmi.net.

Policia, nga ana tjetër, në një përgjigje për lajmi.net thotë se nga ky zjarrë nuk ka mbetur askush i lënduar, teksa njofton se zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të fikin zjarrin.

“Rreth orës 15:00  policia ka marrë informatën për një zjarre të ndodhur në një ndërtesë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar personat nga aty ashtu që të shmangen pasojat në njerëz. Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të fikin zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë që policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe ndriçuar rrethanat e rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lajmi.net më parë raportoi për këtë rast.

Lexo edhe:

Merr flakë një objekt afër Qeverisë së Kosovës /VIDEO-FOTO