Si baba si bija, prindi i Anjezës i shanë keq gazetarët (Video)

Babai i Anjeza Shabanit (Husha), administratorja e kopshtit “Diren” e cila u arrestua disa ditë më parë pasi akuzohet se ka dhunuar djalin e mitur 3¬vjeçar, i ka dalë në mbrojtje të bijës.

Lajme

23/06/2016 14:23

Ai ka qenë sot i pranishëm jashtë dyerve të Gjykatës Penale të Tiranës ku Anjeza u soll për t’u njohur me masën e sigurisë në lidhje me akuzat që janë ngritur me të.

Babai i pronares së kopshtit ka pasur edhe një fërkim me gazetarët dhe operatorët, të cilët i kanë kërkuar të shtyhej për të filmuar ndërsa ai i është drejtuar me fjalët: “Ik ore pirdhu mos me çaj k…”