Shukriu në burg, Anisa vazhdon punën në bashki

Anisa A. vajza që denoncoi skandalin “Xhelili” vazhdon të mbajë të njëjtin pozicion në bashkinë e Peshkopisë. Kryebashkiaku i komanduar i Dibrës, Et’hem Fida tha për Gazetën Shqiptare se “Ajo paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë. Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor”.

Lajme

31/05/2016 09:44

Anisa.A u emërua nga Shukri Xhelili, ish kryetari i bashkisë së Peshkopisë si magaziniere në Shtëpinë e Kulturës. 22 vjeçarja vazhdon punën që kishte, ndërsa Xhelili është në burg, i akuzuar për shpërdorim detyre. Prova kundër tij është video që filmoi ish vartësja e tij në Bashki.