Shukri Xhelili mbetet në burg

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Lajme

02/06/2016 11:31

Shukri Xhelili ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, dhënë ndaj tij disa ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Xhelili u arrestua më 16 maj, pasi u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut. Shkarkimi i tij erdhi pas publikimit të një videoje, në të cilën ai shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze 20-vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Xhelili akuzohet për “shpërdorim detyre”.