Shtyhet seanca e nesërme e Kuvendit, LDK kërkon zgjedhje të parakohshme

Seanca plenare e paraparë që të fillojë nesër në ora 10:00, ku do të diskutoheshin 10 pika është shtyrë.

Lajme

22/05/2018 12:48

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook.

“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bërë jo funksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni më i lartë i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike”, ka shkruar Hoti./Lajmi.net/