Shtrëngata shiu, rrugët e Durrësit pushtohen nga ujërat e zeza

Kanë mjaftuar disa minuta rrebesh shiu pas mesdite dhe pothuajse të të gjitha rrugët e Durrësit janë nën ujë.

Lajme

16/08/2018 14:56

Në disa kryqëzime e rrugë të qytetit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke u përzier me ujërat e larta, e për pasojë kanë pushtuar edhe një pjesë të trotuareve.

Në qytetin bregdetar trafiku paraqitet i rënduar dhe ka vështirësi në qarkullim për këmbësorët. Ndërkohë sipas IGJEUM në çdo qark, në zona të caktuara priten dhe shtrëngata të shkurtra shiu, raporton Tch.