Shtohet presioni ndërkombëtar ndaj Maqedonisë, për tërheqjen e faljes

Shtohet presioni ndërkombëtar për shfuqizimin e vendimit të kreut të shtetit për faljen e zyrtarëve politik. Departamenti amerikan ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov që të anulojë faljen në mënyrë që ta lejojë Prokurorinë Speciale dhe gjykatat që të kryejnë punën e tyre.

Lajme

23/04/2016 17:39

Këtë mesazh e përcolli përfaqësuesja e departamentit Amerikan duke komentuar ngjarjet në Maqedoni.

“Ne dhe Bashkimi Evropian e treguam shqetësimin dhe rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në Maqdoni. Koha është e shkurtër. Akoma ka shumë punë për të bërë. Fuqimisht e nxisim presidentin Ivanov që të anuloj vendimin e tij dhe ti lejojë Prokurorisë Speciale dhe gjykatave që të kryejnë punën e tyre”, tha Elizabeth Trudea, Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga ana tjetër mediat e njohura botërore si BBC, Rojters dhe presigjozja Fajneshëll Tajms në artikujt e tyre kushtuar Maqedonisë kanë vazhduar të informojnë për sanksionet e mundshme të Bashkimit Evropian ndaj politikanëve të caktuar në Maqedoni. Madje Fajneshëll tajms për shkak të politikës paralajmëron se ministrat e BE-së po shqyrtojnë futjen e të gjithë qeveritarëve të Maqedonisë në Listën e zezë të Shengenit, shkruan Alsat M.

“Në rast të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës Brukseli gjithashtu mendon sanksione të tjera kundër pjesëtarëve të qeverisë, duke sanksionuar udhëtimin e zyrtarëve të VMRO- DPMNE-së. Në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së këtë javë është diskutuar edhe futja e politikanëve në listën e zezë të zonës Shengen edhe pse nuk është marrë akoma ky vendim”, thonë Qeveritarët e Maqedonisë në Listën e Zezë të Shengenit.

Paralajmërimet për sanksione të mundshme vijnë pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e zyrtarëve politik, për të cilat Prokuroria Speciale shpalosi dosje për përfshirje në vepra penale dhe pas tensionimit të situatës me protesta e kundër-protesta./lajmi.net.