Shtetasi shqiptar paditet për përdhunim të 19-vjeçares nga Ohri

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përdhunim”, stacioni policor në Kërçovë ngriti padi penale kundër nënshtetasit shqiptar A.C.(30) me qëndrim të përkohshëm në Ohër dhe K.K.(51) nga Kërçova.

Lajme

22/05/2016 16:29

“Të paditurit nga periudha prej 19 dhe 20 majit, në shtëpinë në pronësi të K.K. nga Kërçova, duke e keqpërdorur gjendjen e tij shëndetësore, ka kryer përdhunim mbi një 19 vjeçare nga Ohri. E dëmtuara, me 19 maj të këtij viti është lajmëruar si e zhdukur, pas çka SPB Ohër mori masa për gjetjen e saj.

Më 20 maj në orën 22:40, zyrtari policor në bulevardin ‘Hekurudha’ në Ohër e ndaloi veturën e tipit ‘Opel Astra’ me targa të Kërçovës, ku kanë qenë dy të paditurit dhe e dëmtuara.

Masat e SPB Ohër për gjetjen e saj, u kryen në koordinim dhe drejtime me Prokurorinë Publike në Ohër dhe në stacionin policor në Kërçovë. Ndaj të dëmtuarës është kryer një kontroll mjekësor, është kryer kontroll në veturën në pronësi të të paditurve, kontroll në shtëpi dhe janë ndërmarrë edhe masa tjera operative për ndriçimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Ohrit.

Gjatë kontrollimit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë në shtëpinë e të paditurit K.K. janë gjetur dhe konfiskuar lëndë të rëndësishme për procedurën e mëtutjeshme penale. Të njëjtat, me vërtetim adekuat janë dërguar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup, transmeton TetovaSot.