Shtëpia e Bardhë i dënon sulmet në Stamboll

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënojnë në mënyrën më të fuqishme sulmet në Stamboll.

Bota

29/06/2016 02:06

Earnest thotë se sulmi në aerportin e Stambollit dhe ai më parë në aerportin e Brukselit është një simbol i lidhjeve ndërkombëtare dhe raporteve që lidhin shtetet.

“SHBA dërgon ngushëllimet më të thella për të vrarët në Stamboll dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, tha Earnest, përcjell lajmi.net

Ai shtoi se SHBA-të qëndrojnë të palëkundur në mbështetjen e tyre për Turqinë si një aleat i NATO-s dhe si partner si dhe së bashku me të gjithë aleatët tjerë do të vazhdojnë përballjen e tyre me terrorizmin.