Shqiptari ther me thikë italianin për shkak të një vajze
Një 23-vjeçar shqiptar që jeton në Itali, akuzohet për tentativë vrasje. I riu është arrestuar nga policia italiane dhe është lënë në qelitë e paraburgimit.

Lajme
Sherri mes të rinjve ka ndodhur të dielën, në Piacenza dhe shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë. Shqiptari ka plagosur rëndë me thikë një 21-vjeçar nga Evropa Lindore.
Ai e ka goditur disa herë me thikë në bark të riun, duke i shkaktuar probleme serioze për shëndetin. pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët duke i kryer një operacion në zorrë, gjendja e tij mbetet e rëndë.
Pasi e ka qëlluar me thikë, shqiptari e ka lënë atë në mes të rrugës dhe është larguar për në shtëpi, por është kapur shumë shpejt nga autoritetet të cilat po hetojnë në lidhje me krimin.