Shqiptari kapet me kokainë e 109 mijë euro

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Torino të Italisë pasi u kap me 600 gram kokainë dhe gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 108 mijë e 850 euro.

Lajme

14/05/2016 13:23

Mediat italiane njoftojnë se i arrestuari është S. Serjani. Shqiptarit kokaina iu gjet në një makinë Peugeot 3007, ndërsa iu sekuestruan edhe dy makina të tjera, një “Audi A5 3.0 TDI” dhe një “Smart Fortwo”.

Në banesë, përveç parave, policia i sekuestroi ndër të tjera edhe një makineri që numëronte paratë dhe karta celulari.