Shqiptari e ruante drogën me dy qen Ptitbull, por megjithatë arrestohet

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence. Në pranga ka përfunduar Taulant Pasho, një emër i njohur për drejtësinë e vendit fqinj. Ai është kapur me 6 kg kanabis.

Lajme

12/06/2016 22:19

Prej kohësh policia po e mbante në vëzhgim, nisur dhe nga e kaluara e tij kriminale. Kështu të gjatë orëve të mbrëmjes, të ditës së shtunë, ai bashkë më një shok ka shkuar nga garazhin ku fshihte drogën me dy çanta të zeza.

Policia ka ndërhyrë dhe më pas ka kontrolluar vendin. Çantat ishin bosh, por në garazh ishin plot 6 kg kanabis, e ndarë në katër pako të mëdha, të mbështjella me celofan. Drogën shqiptari e ruante me dy qen të llojit Pitbull.