Shqiptarët shpallen “kampion” në burgjet e Italisë

Në kohën kur burgjet në Shqipëri janë të stërmbushura, shqiptarët kanë gjetur “zgjidhje” për këtë problem.

Lajme

10/05/2016 22:31

 

Ministria e Brendshme italiane ka publikuar të dhënat e fundit mbi numrin e të burgosurve me kombësi të huaj në Itali.

Sipas këtyre statistikave, shqiptarët janë shpallur “kampion”.

Sipas këtyre statistikave 2478 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Italisë, 2446 prej tyre janë meshkuj e 32 femra.

18.074 është numri i përgjithshëm i të burgosurve me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Numrin më të lartë të tyre e përbëjnë të burgosurit me origjinë nga Maroku me 17.1 % , në vend të dytë ata me origjinë rumune me 15. 8% e pas tyre të burgosurit shqiptarë me 13,7 %.

tabela-1_1462902857-4835809