“Shqipëria e egër, vendi i shqiponjave”, dokumentar nga turistët gjerman (Video)

Një dokumentar 45 minutash për Shqipërinë i titulluar “Vendi i egër”, nis me shqiponja, duke shfaqur kështu simbolin e këtij shteti.

Lajme

15/04/2016 12:26

Një prodhim i turistëve gjerman, në bashkëpunim me televizionin shqiptar Top Channel, fokusimi i dokumentarit është tek shumëllojshmëria e botës së egër dhe tek zbulimi i biodiversitetit, transmeton lajmi.net.

Fillimisht në dokumentar flitet për shqiponjën, si simbol i Shqipërisë, dhe vendi ku ajo ka ndërtuar folenë e saj.

Sipas dokumentarit gjerman,  rajoni i Shqipërisë është i njohur për male të larta, florë dhe faunë të pasur, dhe shumica e bukurive natyrore konsideron si perlë.

“Kur dikush flet për Shqipërinë, është e pamundur të mos vihet re kultura e pasur dhe e lashtë e këtij vendi”, ka thënë njëri turist.

Dokumentari është prodhuar nga regjisori gjerman Alexander Sommer dhe autori Cornelia Nation, nga një perspektivë mbi shqiponjat./lajmi.net

YouTube player