Shqipëria lehtëson procedurat për viza turistike

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Milva Ekonomi ka premtuar se turistët që do të vijnë në Shqipëri këtë sezon turistik do të kenë shumë lehtësira në marrjen e vizave.

Lajme

20/04/2016 19:20

 

Këtë deklaratë Ministrja e ka bërë gjatë një mbledhje me grupin ndërministror, ku në fokus ishin disa problematika që ndikojnë negativisht në turizmin në Shqipëri.

Ministrja Ekonomi premtoi edhe vendosjen e depozitave për mbetjet.

“Duke qenë se kanë pasur angazhimin për të sjellë turistë nga vende të tjera të rajonit kanë kërkuar një lehtësim vizash për një periudhë pak më të hershme sesa ajo që ne aplikonim zakonisht”, ka thënë ajo.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik shprehet se gjatë 2016 priten më shumë turistë se viti i kaluar dhe si rrjedhojë edhe më shumë të ardhura për ekonominë.