Shqipëria kërkon nga Kosova ekstradimin e Albert Veliut

Ministria Shqiptare e Drejtesisë ia ka përcjelle Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës kërkesën për ekstradimin e Albert Veliut, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja”.

Lajme

13/10/2018 16:44

Por, do të jetë gjykata e Prishtinës ajo që do të shqyrtojë kërkesën dhe do të vendose për miratimin ose jo të saj.

Veliu është arrestuar pasditen e së enjtes në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, ku ai qëndronte prej qershorit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta pasi kishte denoncuar një rast për trafik droge.

Por ai u lirua dje nga gjykata e Prishtinës. Edhe pse ka aplikuar prej 4 muajsh për azil, Albert Veliu nuk ka marre ende përgjigje nga pala kosovare. Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë për 51-vjeçarin që akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

Sipas prokurorisë, në sajë të hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, ka rezultuar se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë eurove.