Shqipëria më e rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore

Organizata World Risk Report e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm të Evropës parë nga aspekti i fatkeqësive natyrore.

Lajme

26/04/2016 21:49

Në raportin e fundit, i cili i referohet vitit të shkuar, Shqipëria radhitet në vendin e 37-të në listën e shteteve më të rrezikshme të botës, duke humbur dy vende nga indeksi i sigurisë së vitit 2011.

Në materialin e publikuar, shumë më lart renditen fqinjët teksa Greqia mban vendin 71, Serbia të 77-in, Bosnja vendin e 93-të ndërkohë që Maqedonia radhitet e 95-ta.

World Risk Raport ka vlerësuar Vanuatun si shtetin më të rrezikshëm të botës që ndiqet nga Tongo e më pas nga Filipinet.

Ndërkohë, vendet më të sigurta sipas këtij studimi janë Katari, Malta dhe Arabia Saudite.