Shqipëri, reforma votohet pa PD, opozita largohet për pikën 88

Komisioni i posaçëm ka miratuar këtë të martë vetëm me votat e mazhorancës nen për nen draftin për reformën në drejtësi.

Lajme

14/06/2016 15:34

Komisioni e ka miratuar draftin pa përfshirë pikat për të cilat nuk ka rënë dakord me opozitën, për vendet e rezervuara. Deputetët e djathtë janë larguar nga mbledhja pas debateve mbi pikën 88.

Të pranishëm në komisionin për reformën në momentin e votimit kanë qenë edhe ambasadorët Lu e Vlahutin.