Shqipëri: Prindërve të dhunshëm, u merren fëmijët

Nëse prindërit dhunojnë, shfrytëzojnë apo abuzojnë me fëmijët e tyre dhe kjo faktohet nga punonjës social që me ligjin e ri do të kenë një status me më shumë kompetenca, atyre do t’u pezullohet prindërimi dhe fëmija do të merret në mbrojtje nga institucionet shtetërore.

Lajme

31/05/2016 17:37

Këtë parashikon drafti i ri për mbrojtjen e fëmijëve, bëri me dije sot ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Drafti i përgatitur nga MMSR, pritet të prezantohet nesër, me rastin e Ditës së Fëmijëve.

“Mësuesit dhe psikologët e shkollave, punonjësit e institucioneve shtetërore apo të përkujdeset të fëmijëve publik apo privat kanë për detyrë të raportojnë për çdo rast të dhunës ndaj fëmijëve”, tha Klosi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Fëmijët.