Shqipëri: Konflikti pronësor, 50-vjeçari vritet me armë zjarri

​Një 50 vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Kurbin.

Lajme

02/04/2016 19:34

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites në qendër të fshatit Gallatë.

Viktima mësohet se është shtetasi Mark Ndreca.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar si të dyshuar për vrasjen 69-vjeçarin Tom Lala.

Blutë e kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorit.