Shqipëri: Del VIDEO/ Si “hoxha” shëron femrat duke i puthur dhe prekur në vende intime

Pamjet e një kamere të fshehtë janë publikuar mbrëmjen e së martës nga emisioni Stop në Tv Klan.

Lajme

27/03/2018 21:37

Bëhet fjalë për Ismail Llocin nga Tirana një person që e konsideron veten “hoxhë” dhe që mund të shërojë sëmundje me anë “të duarve të tij”.

Ai pretendon se heq mallkimet apo prekjen nga xhindet. Në video tregohet se si ai prek në vendet intime dhe puth vajzat që i shkojnë për vizitë.

Ai pretendon se shëron me anë të prekjeve dhe “ndezjes së një qiriu në dritare”.