Shpërthimi në Ankara: Të paktën 28 të vdekur

​Të paktën 28 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në Ankara të Turqisë.

Bota

17/02/2016 21:10

Shpërthimi ndodhi pranë një makine ushtarake e cila po kalonte në afërsi të parlamentit dhe zyrat qendrore të ushtrisë turke.

Sipas dëshmitarëve shpërthimi është dëgjuar thuajse në të gjithë kryeqytetin turke, teksa flakët dhe tymi mbuluan të gjithë zonën e rrethuar nga forca policie, zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Sipas autoriteteve lokale, ka qenë një automjet i mbushur me eksploziv që ka shpërthyer në momentin kur një autokolonë ushtarake po kalonte në rrugën afër selisë së parlamentit.

Zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag, e quajti “akt terrorist” ngjarjen, kurse kryeministri Ahmet Davutoglu anuloi një udhetim të planifikuar për në Bruksel.

Kohët e fundit numri i sulmeve masive është rritur ndjeshëm sëbashku me shqetësimin se vendi mund të jetë kthyer në shënjestër të grupeve terroriste.

Tetorin e kaluar një marshim paqësor në Ankara përfundo i me 99 të vdekur, teksa 10 të tjerë, prej të cilëve 8 turistë gjermane, humbën jetën në Stamboll në afërsi të xhamisë blu.

Që nga momenti kur u përfshi në konfliktin sirian, Turqia është përballur me kërcënime nga grupe të ndryshme si Shteti Islamik apo nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.