Shpërthim afër ambasadës së SHBA-së në Pekin
Policia në Pekin tha se një person ka shpërthyer një pajisje të vogël jashtë ambasadës amerikane në kryeqytetin kinez.
Bota
I dyshuari u identifikua me mbiemrin Jiang, 26 vjeç.
Në incident u plagos vetëm ai.
Një zëdhënës i ambasadës tha se shpërthimi ka ndodhur të enjten, rreth orës 1:00 pasdite, sipas kohës lokale.
Një video e postuar në media sociale tregoi një kordon të policisë dhe tym në ajër, pranë kompleksit diplomatik.