Shpërthen fabrika e barutit në Serbi, ka të lënduar

Sot në mëngjes, ka shpërthyer zjarr në njërën nga fabrikat e barutit në Çaçak të Serbisë. Nga ky incident që ndodhi në fabrikën e barutit "Milan Blagojeviç" në Luçan afër Çaçakut, janë plagosur katër punëtorë.

Lajme

30/09/2015 13:48

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se këtë mëngjes rreth orës 09:00 ka ardhur deri tek një zjarr në objektin për prodhimin e barutit.

Me këtë rast, janë plagosur katër punëtorë. Tre punëtorë janë me plagë më të lehta, ndërsa njëri me plagë më të rënda. Punëtorët e plagosur pësuan djegie dhe janë dërguar për përkujdesje në Qendrën Mjekësore në Çaçak.

Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është formuar komisioni për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.