Shpërndanin drogë, shtatë të arrestuar në Korçë

Shtatë persona u arrestuan dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike, pas operacionit “Radaneci” të finalizuar me sukses nga Policia e Korçës.

Lajme

15/05/2016 20:08

Në pranga ranë vëllezërit Islajd dhe Arjan Shalcanj, 27 dhe 22 vjeç, si dhe shtetasit Maril Pano, 26 vjeç, Bledar Haxhi, 35 vjeç, Astrit Shalcanj, 55 vjeç, Naumand Cico, 25 vjeç, Mikel Shalcanj, 22 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të uniformave blu në banesat e këtyre shtetasve u sekuestruan: 322 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 9 gramë bimë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 1 peshore elektronike, 2 fishekë të kalibrit 9 mm, një sasi kartëmonedhash prej 210 Euro dhe 40.500 lekë të reja, 5 automjete, 12 aparate celularë, si dhe dy kompjuterë.

Mësohet se grupi në fjalë e ushtronte aktivitetin në Korçë, ku shpërndante lëndën narkotike.

Mbi të arrestuarit rëndojnë një sërë akuzash si: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasit Mikel Shalcanj./Shekulli.al